JOQ Albania
Home

PSG fiton me “poker”, lojtari i Lyonit shënon autogolin e dekadës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

PSG mposhti mbrëmjen e djeshme Lyonin me rezultat 4-2, por ndeshjen në Paris e karakterizoi një autogol që nuk shihet shpesh në stadiumet e futbollit.

Mbrojtësi i Lyonit, Fernando Marsal shënoi autgol në portën e tij, i cili do të komentohet gjatë për shumë kohë.

PSG ishte në sulm me Mbappenë, por pasimi te Draxel nuk shkoi siç duhet, kështu që një mbrojtës e largoi topin.

Megjithatë, topi u kthye sërish te gjermani, i cili e dërgoi atë në pesë metërsh,  aty ku Marsal më pas në stilin e sulmuesit tipik e dërgon në rrjetën e tij.

Pamjet nuk kanë nevojë për koment...