JOQ Albania
Home

Aktori hyn në histori, i pari me sindromën Down që lajmëroi një çmim Oscar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/02/2020 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aktori Zack Gottsagen, i cili interpretoi në “The Peanut Butter Falcon” ka hyrë në histori, pasi është i pari person me sindromën Down, i cili ka prezantuar në ceremoninë e Oscars. 35-vjeçari hyri në skenën e Dolby Theatre për të prezantuar fituesin e Best Live-Action Short Film.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020

Ai ishte i shoqëruar nga miku dhe kolegu i tij, Shia LaBeouf. Të dy u pritën me shumë duartrokitje dhe ovacione nga audienca e të pranishmit në sallë. Vetë Gottsagen përshëndeti sallën duke ngritur disa herë dorën drejt tyre.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020 Zack Gottsagen

Çifti pati nderin të lajmëronte fituesin. 35-vjeçari tha “Oscari shkon për...”, ndërsa 33-vjeçari LaBeouf dha emrin e fituesit “The Neighbour’s Widow”. Kjo ishte hera e parë e Gottsagen që ndoqi ceremoninë e filmit duke ecur në tapetin e kuq me LaBeouf.

Risultato immagini per Shia LaBeouf, oscar 2020 Zack Gottsagen

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania