JOQ Albania
Home

Tifozi i Liverpoolit nuk duron dot, bën para kohe tatuazh fitimin e titullit kampion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 13:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli duket se nuk ka rival këtë sezon në Premier League. Skuadra e kuqe po ecën me hapa të sigurta drejt titullit kampion, trofe që i mungon që nga sezoni 89-90.

Tifozët mezi e presin këtë triumf dhe kanë nisur përgatitjet për festën e madhe.

Madje njëri prej tyre ka bërë edhe tatuazh me trofeun e këtij sezoni, pavarësisht se ai nuk është fituar zyrtarisht.

Mesa duket, besimi është aq i madh, sa tifozët nuk duan të mendojnë kategorikisht se klubi do e humbë dhe këtë trofe.

Kujtojmë që Liverpooli kryeson i vetëm kampionatin me 73 pikë kampionatin, i ndjekur nga Manchester City me 51 pikë dhe titulli kampion duket më afër se kurrë.