JOQ Albania
Home

Ekipi serb tenton të futet në Kosovë pa lejën e autoriteteve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për ekipin e basketbollit, Slloga, nga Botaçina e Serbisë.

Ata kishin të caktuar një ndeshje me Trepçën në kuadër të ligës së dytë serbe. Ky ndalim është bërë për shkak se sportistët serbë kishin tentuar të hynin në Kosovë pa leje nga autoritetet kosovare.

Këtë raportim e ka konfirmuar për "Lajmi.net", zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha:

Ekipi nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës."

Në anën tjetër, mediet serbe raportojnë se ky është rasti i dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.