Milani dhe Interi përplasen sot mes tyre në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A. Ndeshja do të shihet me tepër interes, pasi nëse zikaltrit arrijnë që të fitojnë, atëherë marrin vendin e parë në krye.
Megjithatë, nuk do e kenë të lehtë, pasi mungon portieri Handanovic dhe sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez. Milani nga ana tjetër kërkon të afrohet me europën dhe fitorja do i bënte shumë punë. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.
INTER-MILAN ora 20:45
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Padelli, Godin, De Vrij, Skriniar, Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young, Sanchez, Lukaku.
Milan (4-4-1-1): Donnarumma G.; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez, Castillejo, Kessiè, Bennacer, Rebic, Calhanoglu, Ibrahimovic.