JOQ Albania
Home

Po vuan në sulm, Barcelona tentoi rikthimin e bujshëm të Andres Iniestës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2020 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona po vuan shumë këtë sezon. Katalanasit po hasin probleme të mëdha, sidomos në repartin e sulmit. Dëmtimet e Suarez dhe Dembele kanë lënë pa sulmues ekipin katalanas.

Nisur nga kjo situatë, klubi tentoi një skenar të çmendur në merkaton e janarit. Ata tentuan të afronin në ekip ish-mesfushorin e tyre Andres Iniestën.

Lojtari spanjoll shihej si njeriu i duhur për të mbledhur ekipin dhe për të shuar gjakrat në dhomat e zhveshjes.

“Don” Iniesta me eksperiencën dhe qetësinë që e karakterizon do të ishte një lider brenda dhe jashtë fushe.

Drejtuesit e kishin parandjerë një situatë të tillë, prandaj menduan që në janar të risillnin Iniestën.

Ata patën bisedime konkrete me legjendën e tyre, por ky i fundit nuk pranoi të rikthehej në Camp Nou.

Lojtari nuk mund të transferohet më dhe do të vazhdojë te Vissel Kobe. Iniesta ka fituar Superkupën e Japonisë mëngjesin e sotëm me skuadrën e Vissel Kobes.