JOQ Albania
Home

VAR i anulloi golin kundër Juventusit, Kumbulla: Më vjen keq se kisha dhe ditëlindjen
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2020 11:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje mbushi 20-vjeç dhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka bërë një paraqitje fantastike në ndeshjen ku ekipi i tij Verona fitoi ndaj Juventusit. Madje ai shënoi edhe një gol, por VAR e anulloi.

Pas ndeshjes, lojtari pranoi se do të ishte mënyra e mirë për t’iu gëzuar përvjetorit të lindjes nëse goli i tij do të konsiderohej i rregullt.

Ai tha:

Nuk di çfarë të them më shumë, por isha në pozicion jashtë loje. Më vjen keq sepse do të ishte me të vërtetë shumë bukur për shënuar gol në ditëlindje. U stërvitëm shumë fort këtë javë, kështu që i shfrytëzuam rastet. Tani në pjesën e dytë të sezonit shpresojmë të marrim më shumë".

Kujtojmë që Kumbulla kontribuoi edhe te goli vendimtar në minutën e 86-ë të takimit kur goditja e tij me kokë u prek me dorë nga kapiteni i Juventusit Leonardo Bonuçi.