JOQ Albania
Home

Prapaskena/ Cavani refuzoi Barcelonën në ditët e fundit në merkato
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2020 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë muajit janar kanë ndodhur edhe shumë lëvizje në merkato, teksa shumë futbollistë të njohur kanë ndryshuar ekip, por edhe disa prej tyre, nuk arritën dot të ndryshojnë destinacion.

Së fundmi, janë zbuluar disa detaje interesante lidhur me ditën e fundit të merkatos së janarit. ‘L’Equipe’ shkruan se Cavani ka refuzuar një kalim te Barcelona

Mësohet se Cavani ka pasur besimin se do të kalonte tek Atetico Madridi dhe kjo ka qenë aryseja pse ai refuzoi Barcën. Barcelona është në nevojë për një lojtar sulmues, pas dëmtimit të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Cavani do të kishte qenë zgjedhje mjaft e mirë për ekipin e Setien, por uruguaiani ka pasur plane të tjera në kokë. Kujtojmë se në fund Cavani mbeti te skuadra e PSG-së, pa arritur të finalizojë kalimin tek Atletiko Madridi.