JOQ Albania
Home

UKT-ja harxhon 50 milion lekë për një numër të gjelbërt
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/02/2020 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para 3 vitesh, Bashkia e Tiranës rriti çmimin e ujit me argumentin se nevojiten shumë para për të bërë të mundur premtimin për 24 orë ujë në ditë. Diçka e cila nuk ka ndodhur akoma dhe ndoshta qytetarët e Tiranës do të duhet të presin edhe disa dekada.

Edhe pse qytetarët ankohen për ujin, kjo gjë nuk e ka penguar Ujësjellës Kanalizime Tiranë të harxhojë 57 milionë lekë vetëm për një numër call center.

Në tenderin e hapur me 24 dhjetor 2019 me objekt “ Blerje pajisje dhe sistem operativ për modernizimin e teknologjisë Call Center (Nr. i Gjelbërt)”.

Fituesit e këtij tenderi janë dy kompanitë “3i-Solutions” dhe “ SYNAPSE ATS”.

Edhe pse qytetarët e vuajnë shumë mungesën e ujit, UKT-ja mesa duket nuk do të ia dijë për këtë fakt dhe harxhon taksat e qytetarëve me një “numër të gjelbërt” që shumë qytetarë nuk e dinë nëse ekziston.

Numri i gjelbërt i UKT-së i cili është pa pagesë, shërben për të telefonuar për çdo humbje apo shqetësim që mund të keni përsa i përket shërbimit me ujë të pijshëm.

Por sa mund t’i ndihmojë ky numër qytetarët e Tiranës për të shprehur shqetësimet e tyre, pasi për shumicën problemi është i njëjtë, ai i ujit më orar.

Numri i gjelbërt i UKT, pa pagesë, i disponueshëm 24 orë në 7 ditë të javës