JOQ Albania
Home

Alarmi: Mos i karikoni celularët në vendet publike, po ju shkatërrojnë pajisjet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/02/2020 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekspertët po paralajmërojnë gjithmonë e më shumë përdouesit e smartfonëve, që të mos karikojnë celularët e tyre në vend e publike, përfshirë edhe baret apo lokalet e ndryshme ku mund të uleni për një pije. Gjithçka për faktin se smartfoni juaj mund të hakohet.

Experts Warn Against Using Public Phone Charging Stations Over Juice Jacking Trend

Kjo praktikë, në botën perëndimore njihet me emrin “juice jacking” (derdhja/rrjedhja e lëngut), pasi të dhënat tuaja mund të “rrjedhin”, ose të vidhen, gjatë kohës që telefoni juaj është “pa lëng” (pa bateri), teksa po karikohet. Hakerat mund të futen në telefonin tuaj duke instaluar malëare në vendet e karikimeve publike, apo në fishat USB publike me të cilat ju karikoni telefonin. Përmes tyre mund të hyjnë në sistemin e smartfonit dhe të marrin informacione personale në email, të vjedhin fjalëkalimet, fotografitë apo edhe mesazhet.

Phone charging

Edhe më herët kjo mënyrë vjedhjeje ka qenë “në modë”, ndaj autoritetet bëjnë shpesh apel për shmangien e karikimeve në vendet publike. Madje, NBC News bëri edhe një eksperiment, për të kuptuar se sa informacion mund të merrnin hackerat dhe deri ku mund të shkonte aksesi i tyre.

Eksperti i cybersecurity, Jim Stickely krijoi një “stacion karikimi” në kushte shtëpie dhe vendosi në Portin e San Diego, në Kaliforninë e Jugut, një vend mjaft i populluar me turistë. Korresbodentja e NBC, Vicky Nguyen u hoq si viktima e parë dhe vendosi të karikonte celularin e saj, para se të niste të kontrollonte mesazhet dhe kontaktet. Përmes sistemit të hackimit, Stickey arriti të merrte çdo lloj informacioni që dëshironte nga celulari i gazetares, duke i kaluar ato në celularin e tij.

Man on phone

***

Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania