JOQ Albania
Home

E dinit se stilisti i këtij fustani që mbajti veshur e dashura e Ronaldos në Sanremo, është shqiptar?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/02/2020 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përveç Alketa Vejsiut, një tjetër personazh që shoqëroi Amadeus në prezantimin e natës së tretë të “Sanremo 2020” ishte dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez. Ajo ka shkëlqyer në skenën e festivalit dhe një nga fustanet e zgjedhur ka qenë i stiluar nga një shqiptare.

Georgina ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë nga Lia Stublla, i cili i tregonte format e saj perfekte. Këtë e ka publikuar vetë stilistja në faqen e saj zyrtare.

Kujtojmë se Georgina nuk është e para që zgjedh stilimet e Lias. Veshjet e saj kanë qenë pjesë e tapeteve të kuq në shumë evente prestigjioze.