Përflitet për largim nga Barcelona, zbulohet shifra sa i kushtueshëm është sot Lionel Messi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07.02.2020, 10:02

Debati me drejtorin, Eric Abidal, e lidh Lionel Messin me një largim të mundshëm nga Barcelona. Më 25 nëntor 2017 Lionel Mesi firmoste deri në vitin 2021 me katalanasit, me klauzolën që ndryshoi nga 250 në 700 milionë euro për prishjen e kontratës, por sot kjo shifër tani nuk tremb askënd.

Kjo pasi në kontratë ekziston edhe një klauzolë tjetër, e cila i lejon argjentinasit të largohet me parametër zero, nëse lajmëron për t’u transferuar në një klub tjetër, 30 ditë përpara startit të sezonit. Dhe kaq ka mjaftuar që ujërat të turbullohen…

Në Europë duket se janë vetëm 5 klube që mund t’ia lejojnë vetes të paguajnë Lionel Messin. Manchester United, PSG, Manchester City, Juventusi apo dhe Interi, do ishin gati të bënin çmendurira për futbollistin argjentinas.

Por sa do t’u kushtonte afrimi i Leos 5 ekipeve të mësipërme? Përgjigjja është: Nga 50 deri në 85 milionë euro në vit. Baza e pagës është 50 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë, një bonus i veçantë është ai prej 25 milionë eurosh në rast suksesi të Champions-it, i cili mund të përballohet nga të gjitha klubet e mësipërme.

Por nëse këtu fusim edhe taksat, kostoja totale për të afruar Mesin në skuadër mund të prekë tavanin e 85 milionë eurove neto në vit, ndonëse falë imazhit dhe sponsorëve që Mesi do të afronte, asnjë shpenzim nuk duket i tepruar për 32-vjeçarin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit