Barcleona nuk po kalon momente të qeta, ndaj mediat kanë nisur të spekulojnë për një largim të Leo Messit.
Argjentinasi ka pasur debate të forta me drejtorin, Eric Abidal dhe largimi është një mundësi.
Dy janë opsionet për të ardhmen e “pleshtit”: Manchester City ose Juventus.
Gazetta Dello Sport dhe The Sun raportojnë se kampionët e Italisë janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë yllit argjentinas.
Nëse ky transferim do të realizohej verën e ardhshme, Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luanin për herë të parë në të njëjtin ekip.
Padyshim, diçka e paimagjinueshme deri pak kohë më parë dhe një ëndërr për tifozët e “Zonjës së Vjetër”.