Duket e pabesueshme por pas Realit të Madridit, edhe Barcelona i ka thënë lamtumirë Kupës së Mbretit.
Katalanasit e drejtuar nga Setian u mundën 1-0 në fushën e Bilbaos dhe tashmë janë zyrtarisht të eliminuar.
Goli në sekondat e fundit të lojës, tronditi skuadrën katalanase dhe çoi në estazë, tifozët vendas.
Pavarësisht se Barcelona e dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, për meritë edhe të portierit Simon, katalanasit nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës.
Trajneri Setien nuk e kurseu në këtë përballje as Leo Mesin, por në fund ishin baskët ata që triumfuan.