Duket e pabesueshme, por Reali i Madridit është zyrtarisht jashtë Kupës së Mbretit.
Skuadra e Zinedin Zidan, u mposht në shtëpi me rezultatin 3-4 nga Real Sociedadi në një ndeshje dramatike, ku u shënuan plot 7 gola.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, u shënuan plot 6 gola.
Pavarësisht se madrilenët e panë në 2 momente veten në disavantazhin e 3 golave, ata provuan deri në fund, për ta barazuar sfidën, por ka sukses.
Një eliminim i hidhur ky për skuadrën e Zidan, e cila tashmë do të fokusohet në kampionat dhe Champions.