Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
Futbollisti shqiptar nuk ka asnjë shans të luajë si titullar të "të kuqtë" ndaj do kërkojë një destinacion të ri ku të vazhdojë karrierën.
Klubi i interesuar për shërbimet e tij është Gallatasarai.
Drejtuesit e klubit turk e shohin Shaqirin si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, është në dorën e Shaqirit e ardhmja, pasi ai mund të pranojë të fitojë trofe me Liverpulin, pavarësisht se nuk figuron tek lojtarët kryesorë.