JOQ Albania
Home

Nëna e Zaniolos nuk gjen qetësi, hajdutët i vjedhin pjesët e makinës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/02/2020 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse në një moshë të madhe, nëna e yllit të Romës, Nikolo Zaniolo, njihet nga të gjithë për pamjen e saj mjaft tërheqëse dhe elegante.

Pikërisht, për këtë fakt, Françeska Kosta ngacmohet shpesh në rrjetet sociale, apo emri i saj thirret shpesh edhe nëpër stadiumet e Serisë A.

Sikur mos mjaftonin ngacmimet, së fundmi, asaj i kanë vjedhur pjesët e makinës në Romë.

Mirëpo ajo nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe e ka shpërndarë këtë në rrjetet sociale teksa i uron një ditë të mbarë të gjithë atyre që nuk humbasin mundësinë për t’i bërë surpriza të mëdha.