JOQ Albania
Home

Nissan Leaf udhëton 370 kilometra pa shofer
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/02/2020 14:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Makina pa shofer e Nissan ka qenë në gjendje të ecë 370 kilometra në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është udhëtimi më i gjatë dhe më i ndërlikuar në vend deri më tani, ndërsa industria e automobilave është në garën për të zhvilluar automjete autonome.

Mbretëria e Bashkuar është duke u përpjekur të joshë kompanitë që zhvillojnë automjete autonome, duke shpresuar të sigurojnë pjesën e saj “të luanit” në industri, e vlerësuar të jetë me vlerë 1200 miliardë dollarë në 2035.

Me ndihmën e tetë lexuesve të lazerit, shtatë kamerave, radarit të vendosur rreth automjetit dhe gjashtë njësive të kontrollit në bagazh, makina elektrike Nissan Leaf eci përgjatë automjeteve “normale” përgjatë rrugëve shtetërore.

Udhëtimi filloi në Qendrën Evropiane të Teknologjisë të këtij prodhuesi japonez në Cranfield, në jug të Anglisë dhe përfundoi në një fabrikë në Sunderland, në verilindje të vendit. Makina përshkoi rrugët pa ose me shenja minimale, kryqëzime dhe rrethrrotullime, duke përdorur një teknologji të përparuar të pozicionimit.

David Moss, kreu i kërkimit dhe zhvillimit i Nissan në Evropë, tha:

Shoferë të tjerë aty pranë nuk e kanë vërejtur se makina ishte plotësisht autonome. Për shkak të sasisë së sensorëve që monitorojnë vazhdimisht atë, automjeti është shumë më i vetëdijshëm për atë që po ndodh në mjedis sesa mund të jetë një drejtues njerëzor”.

Projekti, i quajtur “HumanDrive”, i udhëhequr nga Nissan, ka marrë fonde nga qeveria dhe po punon me autoritetet për të marrë një leje drejtimi.

***

Burimi: Gazzeta|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania