JOQ Albania
Home

Degradon policia e shtetit/ Merret me hajdutët e pulave
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 01/02/2020 17:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një hetim mjaft i pazakontë dhe shumë komik ka nisur nga policia e Kurbinit. Tanimë policia po merret edhe me çështje më madhore se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri, pikërisht me hajdutët e pulave.

Një çështje është dërguar në Prokurorinë e Kurbinit, ku flitet për një vepër penale të titulluar 'Vjedhja'!

Mësohet se një pulë është grabitur në orët e vona të mbrëmjes në një shtëpi në Kurbin. Konkretisht, vjedhja është shënuar më 3 prill 2019 në fshatin Fushë-Mamuras.

Ndërkohë, dokument është firmosur nga Shefi i Komisariatit, Kryekomisari Erdit Rrëçeku.