JOQ Albania
Home

“Bugatti” shfaqet si “bishë” madhështore në mes të dëborës, thjesht i paparë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/01/2020 14:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk janë të shumtë shoferët që mezi e presin ardhjen e dimrit, pasi ngricat ua vështirësojnë tej mase drejtimin e automjeteve. Imagjinoni se çfarë vështirësish krijon bora dhe akulli në rrugë. Por jo të gjithë e kanë bezdi këtë stinë.

Imagjinoni të keni kohë të lirë me shumicë dhe të keni në xhepat tuaj çelësat e një makine hiper-sportive. Për shembull, ç'do të bënit nëse do të kishit një Bugatti Veyron dhe nëse jashtë do të kishte rënë borë?

Ju ndoshta do të vazhdonit të rrinit në ngrohtësinë e shtëpisë dhe krevatit tuaj, por këta djem kanë një alternativë tjetër. Në kanalin në youtube Royalty Exotic Cars, shfaqet Bugatti Veyron që bën çmenduri në borë.

Përkundër faktit se ka mijëra kuaj fuqi, kjo makinë lodron dhe në një sipërfaqe të mbuluar nga dëbora. Figurat që krijon janë thjeshtë të papara.