JOQ Albania
Home

2 kilometra larg Surrelit të Ramës/ Fshati në kushte skandaloze, banori: Nuk kemi rrugë, i lanë përgjysëm
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26/01/2020 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një banor i fshatit Priskë e Madhe në Tiranë ka shprehur shqetësimin mbi kushtet e këqija që komuniteti i asaj zone përballet.

Fshati Priskë ndodhet vetëm dy kilometra larg Surrelit, vendit ku kryerilindasi Edi Rama ka ndërtuar vilën e tij të izoluar.

Banori shprehet se pavarësisht se janë kaq afër me Surrelin, kushtet e tyre ndryshojnë si nata me ditën. Ai tregon se në fshatin Priskë rrugët janë të pa rregulluara dhe plot me gropa, edhe pse në kohën e zgjedhjeve u duk sikur do i rregullonin, u lanë përgjysëm.

Kjo ka sjellë pasoja edhe në transport, pasi për shkak të rrugës banorët e fshatit e kanë të vështirë tu vijë ndonjë shërbim. Për këtë rast banori përmend faturuesin e dritave, i cili vjen një herë në tre muaj, madje dhe ambulanca që është ndërtuar para shumë kohësh, pothuajse është rrënuar.

Për të ardhur keq sesi një fshat shumë pranë kryeqytetit ndodhet në të tilla kushtesh.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Jam banor i fshatit priske e madhe ngjitur me surrelin dy km larg cdo lloj investimi ne kete zone ka ardhur gjer ne surrel jo me tutje duke filliar qe nga rruga ujsjellesi pastrimi mbeturinave etjer riparimin e rruges qe ben plus qe ishte nje skandal i vertet po ben ato foto para zgjedhjeve edhe riparimin e lan ne gjysem me mir ta kishin len soc ishte se ato pren asfaltin edhe na i lan gropat me gjogande sec ishin ashkia lali leshit ... kjo sotuat vazhdon qe diten pas zgjedhjeve... ju lutem postojeni sepse ketyre banoreve nuk iu vjen asnje sherbim edhe faturusi i dritave vje nje her ne tre muaj ambulanca qe ndertuan para 3-4 viteve esht dominuar nga lageshtia komplet.Flm"