JOQ Albania
Home

Të presësh një javë për një vulë/ Shefja e Poliklinikës në Durrës: Kam punët e mia!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20/01/2020 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët ndër vite kanë pritur në radhë. Në komunizëm prisnin në radhë edhe për një shishe qumësht, por edhe pse kanë kaluar shumë vite, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë.

Edhe pse kemi shumë vite që jemi në një sistem demokratik shqiptarët, vazhdojnë presin në radhë, e kjo për shkak të arrogancës së zyrtarëve.

Së fundmi në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video. Qytetari që e ka nisur thotë:

Poliklinika në Durrës, presim shefen për të marrë një vulë për patentën, ka katër ditë që vij. Dhe paradite dhe pasdite, se nuk dihet ku rrinë dhe pasi vjen është në merak se filan fistekut i rrjedh frigoriferi.’’

Në video shefja thotë:

Kam punë e mia.’’

Jo vetëm qytetari që ka nisur videon, por edhe një vajzë dëgjohet që thotë se ka një javë që pret për një vulë. Kjo video tregon me figurë dhe zë se sa katastrofë është shërbimi në zyrat e shtetit në Shqipëri.