Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika janë bërë prindër për herë të dytë. Ata kanë sjellë në jetë një motër për djalin e tyre të vogël, Boikenin.
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ka marrë së fundmi lajmin e gëzueshëm.
Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi.
Mësohet se emri i vogëlushes do të jetë Enkelejda.
Kujtojmë që ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.