Ai ua atribuoi përgjegjësinë autoshkollave, qytetari i jep ministrit Lleshi mesazhin e jetës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 14:27

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ishte i pranishëm sot në një diskutim mbi sigurinë rrugore, ku nuk mungoi edhe "perla" e rradhës prej tij.

Teksa foli mbi aksidentet rrugore, Lleshi u shpreh se disa persona nuk e meritojnë lejen e drejtimit, duke shtuar se për këtë gjë do të mbajnë përgjegjësi autoshkollat ku këta shoferë kanë kryer kursin.

Vetëm Lleshi mund ta kuptojë se cfarë faji kanë instruktorët e autoshkollës për marrjen e patentave nga nxënësit e tyre, pasi leja e drejtimit jepet nga inspektorë të Drejtorisë së Rrugëve, të cilët varen drejtpërdrejtë nga Ministria e Infrastrukturës.

Kjo deklaratë qesharake dhe absurde në të njëjtën kohë e Lleshit u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

"Po për vrasjet mafioze pa autor, kush duhet te mbaje përgjegjësi, fabrika e prodhimit te armeve?", kështu e komentoi një qytetar deklaratën e ministrit Lleshi, ku duhet theksuar se logjika është e njëjtë.

Ndërkohë, një mesazh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me këtë çështje, ku një qytetar i ka dhënë një mesazh jete ministrit të "Rilindjes".

Ai e cilëson deklaratën e Lleshit si idiotësinë më të madhe, ndërsa thekson se nuk mund të ndëshkohet një autoshkollë nëse një paedukatë shkakton një aksident.

Sipas tij, autoshkolla nuk mund të edukojë për një muaj një person, që është ç'edukuar në mënyrë sistematike ndër vite nga një sistem arsimor i dështuar.

Në mesazhin e tij, qytetari shkruan se nëse duhet penalizuar dikush për katandisjen e vendit në këtë lloj degradimi, janë të gjithë qeveritarët që nga 1990 e deri më sot.

Mesazhi i plotë i qytetarit për Lleshin:

Pershendetje JOQ Kisha dicka per ti thene zotit LLESHAJ. Ke kerkuar qe autoshkollat te mbajne pergjegjesi per drejtuesit e mjeteve qe shkaktojne aksidente! Idiotesi me te madhe nuk ka. Ky “plehre” minister (budalla si them dot sepse ai e di shume mire se ku calon puna) , nuk mund te ndeshkoje nje autoshkolle pse nje i pa edukate shkakton nje aksident. Nuk mundet te edukoje autoshkolla per nje muaj , nje njeri qe eshte c’edukuar ne menyre sistematike nder vite nga nje sistem arsimor i marre fund! Kush jeton jashte Shqiperise me familje dhe ka femije , e di shume mire se si funksionon sistemi arsimor atje! Njerzit e mesojne edukaten e perdorimit te rruges qe ne shkolle! Ne shqiperi nuk ndodh kjo! Prandaj i them LLESHAJ-t qe nese duhet penalizuar dikush , ata jane te gjithe “qeverritaret” qe nga 1990 e deri sot , te cilet e shthuren kete popull (jovetem per perdorimin e rruges)!

Une ve nje bast. Ktu do jemi e do shohim. Asgje nuk ka per te ndryshuar ne rruget shqiptare deri sa ne shkolla nuk mesohet “edukata e perdorimit te rruges”. Situata do filloje te ndryshoje ngadale vetem pas 11-12 vjetesh pasi kjo te ndodhe. Deri atehere gjithmone do kemi aksidente idiote neper rruge , politikan plehra qe do flasin e do japin ide ku tja nxijne jeten njerezve e jo ide per te zgjidhur problemin , si dhe do kemi specialiste ordiner te kollarisur qe do shkojne studio me studio televizive ku do “ja mbeshtesin” ideni politikanve plehra (meqense i sigurojne rrogen)!

Edhe per komentuesit (🐑) mendje ndritur desha te thosha qe idet qe hedhin per gjoba nga 500€ e qe shajne te gjithe aktoret ne kete histori (njerez qe paguajn per patentat , autoshkollat e kortuptuara) dhe nuk e shohin problemin ke “sistemi” , e lloj lloj ideshe pa lidhje , ju them se......prandaj kta politikan bejne keto qe bejne , sepse jeni ju qe i mbeshtesni idet e tyre idiote!

Une qe e shoh ne kete menyre kam 25 vjet qe pjesen me te madhe te vitit e kaloj rrugeve te Shqiperise dhe Europes si perdories rruge profesionist e jo si turist e as si specialist & zyrtar i kollarisur!

Po e postuat.....anonim ju litem , se ti len kalamajt pa buke kta! Klm

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit