Suso pritet të jetë largimi i radhës nga Milani. Tifozët nuk e duan dhe ai nuk ndihet i lumtur në “San Siro”.
Duke parë situatën e krijuar, Milani i ka vendosur syrin Xhengiz Ynder që luan për Romën.
Kuqezinjtë po mendojnë që të largojnë spanjollin dhe t’i krijojnë vend 22- vjeçarit të verdhekuqve.
Por, deri tani, bordi drejtues i Romës nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, teksa heziton që të largojë anësorin Ynder, duke parë cilësitë që ka si dhe faktin se kushton të paktën 35 milionë €.
Duke parë se marrëdhëniet e Susos me drejtuesit e klubit kuqezi janë krisur, largimi i tij nga ekipi duket thjesht çështje kohësh.