Amir Rrahmani ka bërë hapin më të madh të karrierës së tij. Mbrojtësi shqiptar, i cili disa vite më parëishte pjesë e Partizanit në Superligën shqiptare, ka arritur në majën më të lartë të futbollit europian.
Futbollisti i Kosovës, ka nënshkruar me Napolin, një nga skuadrat më të mira në Seria A dhe si trajner do të ketë Gatuzon.
Bëhet fjalë për një marrëveshje që skuadrës italiane i ka kushtuar 14 milionë euro, ndërsa kontrata do të jetë 5-vjeçare dhe me vlerë 1.8 milionë në vit.
Gjithsesi, Rrahmani do të qendrojë te Verona deri në fund të sezonit dhe më pas do të largohet te ekipi i ri.
Gjatë ditës së sotme janë kryer edhe testet mjekësore, ku mbrojtësi shqiptar ka qenë në shoqërinë e menaxherit të tij, Adrian Aliaj.