Juventusi ka vendosur diktatin prej gati një dekade në Serinë A dhe po shpallet vit pas viti kampion absolut duke mos njohur rival në fushë.
Por kush është sekreti i këtij suksesi të madh. Sipas mediave italiane sekreti ështëskuadra e Sarrit ka një stol luksi.
Buffon, Higuain, Bernardeski dhe De Ligt dhe shumë të tjerë mund të fitojnë gjithçka nëse do të luanin nga minuta e parë.
Lojtarët që qëndrojnë në stol te Juventusi vlejnë në total 377 milionë euro, sipas “Trasfermarkt.com”.
Kujtojmë që faza e dytë e kampionatit italian do të nisë këtë fundjavë, me Juventusin që pret në shtëpi Parmën dhe Interi që do të luajë një transfertë të vështirë në Leçe të dielën në drekë.