Dy yjet e Liverpoolit, Allison Becker dhe Roberto Firmino kanë kaluar një ditë mjaft të veçantë në jetën e tyre.
Portieri dhe sulmuesi brazilian janë pagëzuar gjatë një rituali të fesë kristiane.
Emocioni ka qenë i madh për të dy futbollistët e kuq, sidomos për Firminon, i cili nuk mundi edhe ti mbante dot lotët.
Kujtojmë që Becker dhe Firmino janë dy nga lojtarët kryesorë te skuadra e Jurgen Klopp dhe po kalojnë momente mjaft të mira te ekipi anglez.