Shkodran Mustafi ka qenë i pari në listën e largimeve te skuadra e Arsenalit këtë merkato, por mesa duket situata ka ndryshuar ditët e fundit.
Skuadra londineze ka mungesa të theksuara në prapavijë dhe kjo ka bërë që ata të ndryshojnë mendim.
Mbrojtësit, Kalum Çembërs, Sead Kolasinaç, Hektor Belerin dhe Kieran Tirni janë dëmtuar duke i lënë pak alternativa për të zgjedhur trajnerit Mikel Arteta.
Vetë tekniku spanjoll e ka pranuar se me situatën e krijuar e ka tepër të vështirë ta menaxhojë.
Kaq ka mjaftuar që situata të ndryshojë dhe Mustafi të mbahet nga drejtuesit të paktën deri në fundin e sezonit.