Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Piraj.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 70-vjeçari, Ndue Marku.
Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja në redaksinë e JOQ Albania.
Siç shihet dhe në video, automjeti ku ndodhej i moshuari ka pësuar dëme të shumta materiale
Viktima kishte mbetur i bllokuar brenda në automjet dhe për nxjerrjen e tij u përdor një mjet fresibël.