“Hiqi duart se më mbyte, jam i sëmurë”, policët dhunojnë të miturin që parkonte makinat në klubin e natës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.01.2020, 13:06

Nuk janë të pakta rastet kur Policia e Lleshit ka treguar nivel profesionalizmi që lë vërtetë për të dëshiruar.

Kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë denoncuar "mungesën e profesionalizmit" të policisë në raste të ndryshme.

Së fundmi një video e paprecedentë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Siç shihet në videon e filmuar pranë klubit të natës "Cinco Cavalli" në Tiranë, punonjësit e policisë kanë shoqëruar disa djem të mitur, që punonin për të nxjerrë shpenzimet e tyre duke parkuar makinat.

Sipas qytetarit që dërgoi pamjet, patrulla e policisë i kërkoi të miturve të shkonin në shtëpi.

Mirëpo fëmijët nuk pranuan pasi me ato pak lekë që fitonin aty, siguronin të ardhura për të mbajtur veten. Kjo bëri që policët të dalin jashtë dhe t'i shoqërojnë të miturit.

Siç shihet në video, një prej adoleshentëve bën rezistencë, ndërkohë polici e godet dhe e kap për fyti. I mituri i kërkon që t'i largojë duart prej tij, pasi është i sëmurë.

Qytetari thekson se policët që ndodheshin në makinën e parë ishin në gjendje të dehur.

Ai shkruan:

Pershendetje joq, kjo video eshte bo mbrem te cinco cavalli rreth ores 12:10 te nates. Femijet dalin parkojne makinat gjith naten ne te ftoht per te fituar sado pak lek per veten e tyre. Policet ju kerkuan qe te iknin dhe pasi biseduan doli polici nga makina dhe e goditi njerin prej femijeve. Policet ne makinen e par ishin shume te pire."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit