Luis Suarez po plaket dhe Barcelona po mendon që tani për pasuesin e tij. Mesa duket, drejtuesit e kanë gjetur edhe lojtarin ideal që do zëvendësojë urugualianin.
Bëhet fjalë për Lautaro Martinez. "AS' shkruan sot selaugranat janë gati të paguajnë klauzolën 111 milionë euro të numrit 10-të të Inter-it verën e ardhshme.
Sulmuesi argjentinas i zikaltërve konsiderohet nga katalanasit si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez dhe ata e duan me ç'do kusht në ekip.
Palët priten të ulen në bisedime dhe me shumë mundësi Lautaro Martinez do të zbarkojë në "Camp Nou" në qershorin e këtij viti...