Tottenhemi i Jose Mourinhos ka nisur zyrtarisht merkaton. Klubi londinez ka kryer transferimin sot edhegoditjen e parë në këtë merkato janari.
Me klubin është bashkuar një super mesfushor.
Bëhet fjalë për Gedson Fernandes, i cili nëpërmjet formulës së huazimit për një periudhë prej 18 muajsh, është bërë pjesë e londinezëve.
Megjithatë, Totenhemi ka opsionin për të mbyllur përfundimisht operacionin për një kosto prej 56 milionë paund.
21-vjeçari portugez shihet si i duhuri për të mbushur hapësirën e danezit Eriksen, i cili është me valixhet gati për t’u larguar nga Londra.