Burime ekskluzive për JOQ: Dhunohet barbarisht në ambientet e burgut 26-vjeçari që vrau Drita Saliajn

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.01.2020, 12:51

Një ngjarje makabër e ndodhur në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku 51-vjeçarja, Drita Saliaj u masakrua për vdekje nga tre të rinj, një prej të cilëve ishte nipi i bashkëshortit të saj, tronditi mbarë opinionin publik.

Dy 16-vjeçarët, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, së bashku me 26-vjeçarin, Ervis Zotaj, torturuan, vranë dhe më pas hodhën në rezervuar 51-vjeçaren.

Ngjarja shokuese ndodhi orët e vona të mbrëmjes së 5 janarit në banesën e 51-vjeçares, ndërsa nga hetimet u zbulua se viktima ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.

Hetimet zbuluan se 51-vjeçarja ishte përdhunuar nga 26-vjeçari Zotaj. Më pas të rinjtë e lidhën me litar viktimën dhe e hodhën në rezervuar.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para trupës gjykuese.

Së fundmi, burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se njëri prej autorëve të krimit makabër, 26-vjeçari, Ervis Zotaj, është dhunuar barbarisht në ambientet e burgut të Fierit nga një grup të dënuarish.

Raportohet se i riu është rrahur nga rreth 20 persona, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

I njëjti burim bën me dije se 26-vjeçari është transportuar në spitalin e burgut, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, ndërsa personat që e kanë dhunuar janë një grup djemsh të dënuar nga Vlora.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit