Napoli fitoi ndaj Peruxhias ditën e djeshme në Kupën e Italisë, me rezultatin 2-0, falë dy golave të Lorenco Insinjes me penallti.
Titullar në këtë ndeshje për të kaltrit ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.
Madje, ky i fundit u bë edhe protagonist i një rasti të diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.
Mbrojtësi shkaktoi një 11-metërsh për kundërshtarin për një prekje me dorë, i cili sipas Hysaj nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë pasi topi e kap në trup.
Shqiptarit nuk i dilte inati për penalltinë e akorduar nga arbitri, dhe pas përfundimit të pjesës së parë, shkoi te gjyqtari duke protestuar gjithë inat.
Është dashur ndërhyrja e trajnerit Gatuzo që Hysaj të largohej dhe të qetësohej. Për fatin e tij të mirë penalltia u prit nga portieri Ospina.