Pas vendimit të Harry e Meghan për t’u larguar, Mbretëresha Elizabeth thotë fjalën e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2020, 07:44

Familja mbretërore u mblodh në një takim urgjent të kërkuar nga Mretëresha Elizabeth një ditë më parë. Të pranishëm në këtë takim ishin gjithë anëtarët e kësaj familjeje, të cilët mësohet se kanë diskutuar në lidhje me vendimin e Meghan Markle dhe Princ Harry, për të lënë funksionet e tyre mbretërore.

Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet lidhur me shkëputjen e Meghan Markle dhe Princ Harry nga familja mbretërore, ka ardhur dhe reagimi i Mbretëreshës Elizabeth.

Në përfundmi të takimit mbretëresha ka thënë se mbështet vendimin e marë nga nipi dhe nusja e tij. Megjithatë, teksa e cilëson një çështje komplekse, Elizabeth shton se vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim.

Ajo shprehet:

Sot familja ime pati diskutime shumë konstruktive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtar të punës me kohë të plotë të familjes mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si një familje. Këto janë çështje komplekse për familjen time për t’u zgjidhur, dhe ka edhe disa punë për t’u bërë, por unë kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”.

Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike për jetën e tyre të re. Kujtojmë se pas lajmit të dhënë, duka dhe dukesha ende në fuqi i Sussex u larguan menjëherë në Kanada.

Risultati immagini per queen elizabeth, meghan markle, harry

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit