JOQ Albania
Home

U akuzua për fshehje të dënimit në Greqi, Olsian Çela kërkon formularin e dekriminalizimit për kryebashkiakun e PS
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Imailaj, për fshehjen e një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Sipas PD-së, Qerimaj ishte dënuar tre vite burg për plagosje në shtetin grek.

Pas këtyre akuzave, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku kërkon informacion për kryebashkiakun socialist.

Në dokumentin mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, i kërkohet KQZ-së formulari i vetëdeklarimit të Ismailajt.

Në kërkesën e Prokurorisë drejtuar KQZ, ndër të tjera thuhet:

Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari."

Formulari i dekriminalizimit është kërkuar nga prokuroria, me qëllim nisjen e hetimeve për kryebashkiakun socialist, pas akuzave të ngritura nga PD.

Pas Agim Kajmakut dhe Valdrin Pjetrit (u zgjodh fitues pas zgjedhjeve, por nuk u betua si kryebashkiak), Ismailaj bëhet kryebashkiaku i tretë i zgjedhur nga PS në zgjedhjet e 30 qershorit që përballjet me drejtësinë.