JOQ Albania
Home

Bënte namin me grabitje në Gjermani, gjykata jep vendimin për “skifterin” shqiptar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një nga shtetasin Gentian Duraku, i akuzuar për vjedhje.

Raportohet se Durakut i është pranuar gjykimi i shkurtuar në seancën e sotme. Ai ishte i pranishëm në seancë.

Duraku është një nga 40 të pandehurit për grabitje, i cili ishte nën gjykim në Shqipëri. Ai ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin kryer 51 grabitje në Gjermani, që kapnin vlerën e gati 500 mijë eurove.

Hetimet zbuluan se banda e "skifterëve" grabisnin nga e hëna në të shtunë ,ndërsa të dielën e kishin "pushim".

Në disa nga grabitjet e kryera rezulton se kanë bërë vetëm dëme dhe nuk kanë marrë asgjë.

Dy shqiptarët e tjerë, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj, të cilët ishin pjesë e grupit kriminal, janë dënuar në Gjermani.

Hetimet e autoriteteve shqiptare janë bazuar tek letërporosia gjermane. Operacioni për arrestimin e të pandehurve u realizua pak muaj më parë, me bashkëpunimin e Europol dhe disa agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.