JOQ Albania
Home

Ngrihen në protestë banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Pallati na e shembën me tritol, bashkia na thotë shkoni se është i banueshëm
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 12:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijon drama për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sikur të mos u mjaftonte shkatërrimi i banesave nga tërmeti, banorët duhet të përballen edhe me "çuditë" e bashkive "rilindase".

Disa qytetarë të prekur nga tërmeti në Durrës, janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kanë mbetur pa një strehë.

Ata shprehen për "Fax News" se pallati i tyre është shembur me tritol disa ditë më parë, pasi u shpall i pabanueshëm nga ekspertët.

Banorët thonë se nuk kanë marrë as bonusin e qirasë, ndërkohë që çudia më e madhe është se zyrtarët e bashkisë së Durrësit u kanë thënë se banesat janë të banueshme.

Nuk dihet nëse kjo është "tallje" apo gabim në sistem, por banorët theksojnë se bashkia e Durrësit po i vret për së dyti.

Një banore u shpreh:

Bashkia e Durrësit na thotë shkoni dhe jetoni se pallatin e keni të banueshëm, se në sistem është i banueshëm, ndërkohë që pallati na është shembur me tritol me datën 8. Shteti dhe bashkia e Durrësit po na vret për së dyti."

Foto ilustruese