JOQ Albania
Home

Ndahet nga jeta intelektuali i mirënjohur shkodran
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i trishtë vjen nga Shkodra, ku intelektuali i mirënjohur, David Luka, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Radio Vatikani, ku Luka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 14:00.

David Luka njihet si një personalitet i arsimit shqiptar, i cili për shumë vite ka punuar si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër.

Pasi u internua nga regjimi, ai u detyrua të punonte si punëtor në Mamurras.

Ai ishte kryeredaktori i parë i gazetës "Shkodra", e cila ishte gazeta e parë opozitare në vitin 1991, pas gazetës "Rilindja Demokratike".

Luka ishte drejtor i Radio Shkodrës për disa vite, më pas punoi si pedagog i gjuhës shqipe, me titull Profesorin Doktor në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.

Njoftimi i Redaksisë së Radio Vatikanit:

Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë dje në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.

Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.

Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.

Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.

Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!