JOQ Albania
Home

Ekskluzive/ “I përndiqte kushërirën”, prapaskenat e djegies së makinës së OPGJ në Elbasan, ç’ndodhi dy ditë para ngjarjes?
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/01/2020 11:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, makinës së shefit të policisë gjyqësore në Elbasan, Edvin Gjyli, iu vu flaka nga persona ende të paidentifikuar.

Paraprakisht, u dyshua që gjithçka të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Makina tip "Volkswagen" ndodhej e parkuar pranë banesës së Gjylit, në afërsi të doganës së Elbasanit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 janarit të këtij viti, ndërsa Gjyli u pezullua pak muaj më parë nga detyra, për shkak se nxorri sekretimin hetimor të zbulimit të operacionit të armëve që u gjend në Papër të Elbasanit. Deri më tani ende nuk janë zbuluar autorët e djegies së makinë së oficerit të policisë. Oficeri i policisë gjyqësore është rikthyer sërish në detyrë.

Së fundmi, detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje, e cila duket se rrënjët i ka të thella.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se djegia e makinës së oficerit dyshohet të jetë bërë nga një shtetas, i cili dy ditë para ngjarjes ka patur një konflikt interesi me Gjylin në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

I njëjti burim thekson se Gjyli i ka dalë në mbrojtje një të afërmeje të tij, përkatësisht kushërirës së tij.

Shtetasi i dyshuar për djegien e qëllimshme të makinës së oficerit është F.D, i cili ka bërë ankesë ndaj oficerit të policisë, për shkak se i doli në mbrojtje kushërirës së tij.

Sipas burimit, shtetasi në fjalë dhe kushërira e oficerit të policisë,e cila është punonjëse në shtet, kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre më parë.

Pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, dhe vajza pretendon se është përndjekur nga shtetasi F.D dhe e ka denoncuar disa herë në polici, pasi ndihej e kërcënuar.

Burimi është shprehur për JOQ:

Pershendetje ! Djegia e makines se ketij oficerit dyshohet ka ndodh per shkak te detyres dhe mendohet se eshte bere nga nje shtetes , pasi ka pasur ne mes para dy ditesh konflikt interesi ne komisariat. Oficeri I ka dale në mbrotje kushurires se tij. Ne komisariat ka pasur nje konflikt midis 2 shtetasave, nje nga keto shtetase eshte kushurira e dyte e oficerit dhe ai ka dale ne mbrotje. Shtetasi F. D. ka bere ankese qe pse u oficeri i doli ne mbrotje kushurises se tij, duke i thene se do ta coje shume lart kete pune. Dhe Ky shtetas eshte nje nder të dyshuarit kryesor qe mund të kete vene qellimisht flake makines se oficerit, pasi djegia e makines eshte bere dy dite mbrapa. Kusherira e oficerit ka pasur nje lidhje dashurie me shtetasin F.D. Pasi jane ndare, ai ka vijuar ta perndiqte dhe kercenonte.Dhe ky shtetas eshte konfliktuar me oficerin. Kjo eshte nje piste dyshimi qe mund të jete djeguar makina. Vajza eshte punonjese në shtet dhe oficeri ja ka kaluar ceshtjen dikujt tjeter mbasi ishte konflikt interesi brenda fisit. Dhe djali eshte shprehur në komisariat qe oficeri u soll keq dhe I ka dale ne mbrotje Kushurires se tij. Dy dite mbas kesaj u dogj makina Vajza ka qene disa here në komisariat sepse ndihej e kercenuar dhe ka bere disa deklarata ne lidhje me ate ceshtje pasi vazhdimisht e kane bezdisur shqetesuar. Shtetasi F.D. punon te nje kompani qe ofron sherbim kabllor ne Elbasan.

Vlen të theksohet se në të njëjtën kompani është i punësuar edhe 36-vjeçari, Olsi Çanga, i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u akuzua për tentativën e përdhunimit ndaj studentes shqiptaro-italiane, Rovena Zeka, ngjarje e cila bëri mjaft bujë në media.

Çanga u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit, për "mungesë provash".

22-vjeçarja rrëfeu asokohe se Çanga së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur me makinë dhe më pas tentuan ta përdhunonin.