JOQ Albania
Home

Makina kthehet me rrota nga qielli në Tiranë, plagoset drejtuesja femër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/01/2020 8:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Mësohet se një makinë, me drejtuese një femër, është përmbysur në rrugë. Makina është kthyer me rrota përpjetë, ndërsa plagë në pjesë të ndryshme të trupit ka marrë shoferja.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një ambulancë, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar për në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet se ccfarë e ka shkaktuar këtë aksident. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.