JOQ Albania
Home

Dalin detajet për shqiptarin që u kap me 333 kg kokainë në Itali
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 23:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje më operacionin e sekuestrimit të 333 kg kokainë në Itali e ardhur nga Brazili.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan katër persona. Mes tyre ishte dhe një shqiptar. Sipas informacioneve të publikuara ai ka lindur në Berat dhe është 43 vjeç.

Po ashtu të ditura janë bërë dhe incialet e tij. Ato janë B.A. 43-vjeçari nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminal dhe as nuk kishte leje qëndrimi në Itali.

Kurse të arrestuarit e tjerë janë nga Kroacia, Brazili dhe njëri është italian. Operacioni që solli arrestimin e tyre ishte koduar "Samba 2020".

Kokaina sekuestrua në portin e La Spezia. Ajo ishte fshehur në një kontenier që vinte nga Brazili e që transportonte kuti druri që përmbanin pllaka graniti.

Policia italiane është duke vazhduar hetimet për të zbuluar në ka të tjerë të përfshirë në këtë rrjet droge.