JOQ Albania
Home

E gjetën me mbathje të hequra, psikologia për vrasjen e Drita Saliajt: Burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për krimin makabër që ndodhi në Mallakastër ka reaguar edhe psikologia Denada Toçe.

Gjatë një interviste, ajo ka thënë se vrasjen brutale të Drita Saliajt e lidh me dominancën sociale të burrave në Shqipëri.

Toçe është shprehur kështu:

Këta burra 16-vjeçarë që u është rritur ajo që kanë mes këmbëve, këta e vrasin, këta e dhunojnë. Shih çfarë thotë ai, xhaxhai i vet e rraha thotë mirë e mirë që të më tregonte. Kjo është një shoqëri dhune. Teoria më e fortë sot sociale është që legjitimon krimin brenda familjes është ajo e dominancës sociale, pra e dominancës së burrit.’’

Kujtojmë këtu se Drita Saliaj u vra nga tre të rinj. Njëri prej të cilëve është nipi i burrit të së ndjerës. Së fundi janë ngritur dyshime dhe se ajo mund të jetë përdhunuar.

Kurse ekspertiza zbuloi se ajo u gjet gjysmë e zhveshur dhe se mbathjet, i ishin ulur. Ky krim i rëndë tronditi mbarë opinionin publik.