JOQ Albania
Home

E meritonte Shqipëria Presidencën e ‘OSBE-së’? Lubonja: U zgjodh sepse hoqi kandidaturën e vet Norvegjia
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 23:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti Fatos Lubonja, i cili është një ndër më kritikët kundër qeverisë Rama ka thënë se vendi ynë e mori Presidencën e ‘OSBE-së’ vetëm sepse u tërhoq Norvegjia.

Ai është shprehur kështu:

 Ashtu siç e di unë dhe mund ta kontrollojmë, Shqipëria u zgjodh sepse hoqi kandidaturën e vet Norvegjia. Për mua debati lidhur me OSBE-në lidhet me atë që në thelbin e vet se çfarë përfaqëson OSBE dhe me çfarë mund të na ndihmojë në procesin demokratik.’’

Po ashtu Lubonja gjatë fjalës së tij ka ngritur pyetjen, nëse ka ndonjë fuqi OSBE-ja. Dhe më tej ka deklaruar:

 Për mendimin tim, OSBE nuk ka ndonjë fuqi.’’

Sjellim në kujtesë se Fatos Lubonja ka reaguar shumë herë kundër qeverisë Rama. Ai e ka thënë shumë herë se ky vend po drejtohet në mënyrë të gabuar nga Edi Rama.