JOQ Albania
Home

Modelja shqiptare, pro dënimit me vdekje: Kush vret gruan, të varet në mes të sheshit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 22:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja shqiptare, Silvana Bushati ka folur në emisionin "360 gradë" për vrasjen e grave në Shqipëri. Ajo nuk është kursyer, duke thënë se është pro dënimit me vdekje dhe sipas saj, meshkujt që vrasin gratë duhet të varen.

Bukuroshja thotë se nëse ligji për dënimin me vdekje do të rikthehej, nuk do të kishte më vrasje të grave. Më tutje, Silvana thotë se burrat e varur duhet të qëndrojnë 1 jave në mes të sheshit.

Silvana Bushati tha:

Politika, cilado qoftë ajo nëse do kishte ligje më të rrepta, apo nëse do kthehej ligji i varjes në mes të sheshit....Nëse ai ligj do kthehej dhe sot që ta varte dhe ta linte një javë aty atë mashkullin që vret gruan do flisnim bashkë pastaj a do kishte burra që bëjnë gjëra të tilla, por do ta mendonin. Por i vrasin gratë, bëjnë 5 vjet burg, shkojnë në Apel bëjnë 2 dhe dalin thonë punë e madhe.

Silvana Bushati është bërë e njohur për publikun shqiptar për fitoren në "Kafazin e Artë".