JOQ Albania
Home

Çeku për lindjen e fëmijëve, qeveria nuk mban premtimin për paratë e ofruara
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama premtoi disa çeqe për qytetarët e këtij vendi. Për ata prindër që sjellin në jetë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Mirëpo, një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, vërteton totalisht të kundërtën. Një qytetar shkruan se te çeku i fëmijës së kushërirës nuk është shënuar 400 mijë lekë të vjetra siç ishte premtuar, por 350 mijë lekë të vjetra.

Më tutje, denoncuesi kërkon edhe opinion e qyetarëve shqiptarë nëse i ka ndodhur e njëjta situatë ose jo.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq . Nje kushurira ime ka marr cekun e femijes por ne shumen 350 mij jo 400 si thot kryeministri . Mund te ma shpjegojn fansat nese i ka ndodh dhe atyre . Flm nese e poston edhe anonim ju lutem