JOQ Albania
Home

Çfarë po dyshon Bushati?/ ‘Ka një pakt mes Ramës dhe Bashës, do jetë si marrëveshja e 2008-ës’
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti i njohur, Andi Bushati ka bërë një deklaratë mjaft të fortë mbrëmjen e sotme në emision "Open". Ai ndaloi te figura e Ramës dhe e Bashës dhe theksoi se mes tyre ka një pakt të fshehur.

Sipas analistit, kryeministri dhe lideri i opozitës mund të kenë një marrëveshje si ajo e 2008-ës, mes Ramës dhe Berishës. Më tutje, ai shtoi se të pasurit një pakt mes tyre nuk është më një tabu.

Bushati tha:

Unë mendoj se nuk kanë një pakt ku shumë mendje konspirative thojnë që ato shkëmbejnë mesazhe dhe takohen fshehurazi. Unë them se pakti është si marrëveshja e 2008-tës mes Ramës dhe Berishës, ku dy liderat nuk duan ndryshimin e sistemit sepse ky sistem i jep pushtet të plotë. Kushdo që vjen në pushtet do të ketë pushtet të plotë. Kjo ska nevojë për një marrëveshje me shkrim apo dekret.

Ende mbetet për tu parë se çfarë mund të ndodhe mes Ramës dhe Bashës. A mund të jenë të vërteta deklaratat e Bushatit? Jepni mendimin tuaj!