JOQ Albania
Home

Punimet për guroren në Postribë, ambientalisti Guri: Ndotje uji me naftë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2020 21:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej dy ditësh banorët e Postribës janë ngritur në protestë kundër punimeve të një guroreje.

Ata kanë thënë se për shkak të punimeve për këtë gurore, po u shkatërrohet jeta. I pranishëm në protestë ka qenë edhe ambientalisti, Sazan Guri.

Sipas banorëve firma që po bën punimet për këtë gurore, po ndot ujin e pijshëm dhe po dëmton të gjitha burimet natyrore në zonën e tyre.

Kurse ambjentalisti Sazan Guri ka thënë:

Është e rrallë, kjo zonë është kurative, këto janë spitale shëndetësore natyrore për gjithë Europën. Dhe shikoni tani ta kthesh në miniera, me zhurma, me ndotje uji, me naftë dhe shikoni sesi kanali bujqësor është i bllokuar.’’

Ende nuk dihet se do të shkojë halli i këtyre banorëve, pasi është përfolur se kompania që po bën punimet ka një leje të gjatë.