JOQ Albania
Home

Regjisori austriak kundër Veliajt, mbështet hapur artistët për Teatrin Kombëtar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/01/2020 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo vetëm shqiptarë, por edhe mjaft artistë të huaj kanë dhënë mbështetjen e tyre në mënyrë të hapur ndaj mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Kështu ka bërë edhe regjisori austriak, Andreas Pronegg, i cili është shfaqur pranë artistëve shqiptarë për të dhënë mesazhin e tij.

Ai, përveçse dha shfaqjen e tij të titulluar "Kuartet", tha se ka ardhur edhe për të shprehur solidaritet në mbështetje të teatrit.

Pronegg tha:

Është hera e parë që unë ndodhen në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur. Unë jetoj në Vjenë dhe kur dëgjova për situatën e teatrit në Shqipëri besova se duhet të vija dhe t'i mbështesja kativistët. Në këto momente që flasim ky është një ndër teatrot më të rëndësishëm në Evropë. Kjo është arsyeja që jam këtu për të treguar solidaritet në mbrojtje të teatrit.

Koncerti në mbrojtje të teatrit do të ngjitet në skenë për3 ditë me radhe, ndoshta edhe më shumë, duke kërkuar me forcë kthimin e vendimit për shembjen e teatrit.

Teatri Kombëtar është në një "luftë" me kryebashkiakun Veliaj, i cili insiston për ta shembur pavarësisht se artistët dhe shoqëria civile kanë protestuar kundër këtij vendimi.